Arrestohet mashtruesja 64-vjeçare, prezantohej si përfaqësuese e UNICEF

Violeta Petro, 64 vjeç, është mashtruesja e cila u prangos nga Policia e Tiranës mbrëmjen e së hënës.

E moshuara nga Tirana kishte arritur të mashtronte disa biznesmenë ndërtimi duke u premtuar atyre fitimin e projekteve të financuara nga organizata të huaja.

Violeta Petro

Hetuesit thanë për A2 CNN se 64-vjeçarja prezantohej si përfaqësuese e organizatës UNICEF dhe arrinte të mashtronte sipërmarrësit duke marrë fonde në shuma të mëdha parash.

Vetëm në dy kallëzime të mbërritura në policinë e Tiranës mësohet se Petro kishte arritur të merrte nëpërmjet mashtrimit 92 mijë dollarë, ndërsa në polici vijojnë të mbërrijnë kallëzime të tjera në ngarkim të saj.

Violeta Petro ka qenë më parë punonjëse kopshti, ndërsa është nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN