Bardhezinjtë të frikshëm, Juventus ‘pa frena’, tenton blerjen e Neymar

Mediat spanjolle, raportojnë se Juventus është gati për një tjetër goditje të bujshme në merkato. Bëhet fjalë për yllin e futbollit botëror, Nejmar.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, bardhezinjtë kërkojnë të përfitojnë nga pakënaqësitë e 27-vjeçarit në Paris, por edhe nga interesimi i shfaqur nga vetë braziliani.

Për këtë, Zonja e Vjetër, do të bëjë ofertën e saj ku përfshihen edhe dy futbollistët, Paolo Dybala dhe Matuidi në mënyrë që reduktohet shifra e lartë që kërkojnë parisienët.

Me Icardin më pranë Napolit dhe Romën që vijon të insistojë tek Higuain, Nejmar do të formonte një dyshe fenomenale përkrah Ronaldos në sulmin e Juventus.

Shkarkoni aplikacionin e A2