Basha nga Tropoja: Do çlirojmë ekonominë nga oligarkët, do ulet nafta dhe energjia

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat dhe anëtarë të partisë në Tropojë.

Nga qyteti verior i Shqipërisë, kreu i Demokratëve iu rikthye dhe njëherë situatës ekonomike në vend, e cila sipas tij është e rrënuar nga politikat e dështuara të qeverisë dhe kapja nga oligarkët.

“Shqipëria është zhytur në mjerim ekonomik për shkak të qeverisjes së dështuar dhe kriminale të Edi Ramës. Ekonomisë së kapur nga 5 oligarkë dhe nga 5 banda kriminale do t’i japim fund”, deklaroi Basha.

Më tej, kryedemokrati Basha premtoi se me ardhjen e PD në pushtet do të garantohet lirimi i tregut dhe do të ulen taksat.

“Bashkë do garantojmë lirimin e tregut dhe nxitjen e konkurrencës. Do ulim taksat, çmimin e naftës e të energjisë. Do ti japim fund monopolizimit të ekonomisë dhe kapjes së biznesit nga të njëjtat interesa që kanë kapur parlamentin, politikën. Së bashku do ti kthejmë shqiptarëve, përmes lirisë dhe demokracisë, të drejtën dhe mundësinë për të jetuar dhe punuar me dinjitet!”, u shpreh Lulzim Basha para demokratëve të Tropojës.

Shkarkoni aplikacionin e A2