Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha premton: Trau i Rrugës së Kombit hiqet në javën e parë të qeverisë sonë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 16:25 | Politikë
Basha premton: Trau i Rrugës së Kombit hiqet në javën e

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u premtoi kuksianëve se që në ditën e parë që do të marrë qeverisjen e vendit do të heqë traun në Rrugën e Kombit.

Gjatë një takimi në qytetin verilindor, ai falënderoi kuksianët për “refuzimin masiv që i bënë regjimit të Edi Ramës më 30 qershor”.

“Kukësi, natyrisht, i ka prirë betejës për liri, për demokraci dhe për mundësi të barabarta në ligj për çdo qytetar, me revoltën kundër taksës së rrugës. Dua të rikonfirmoj vendosmërinë tonë për të hequr traun e Rrugës së Kombit në javën tonë të parë në pushtet”, u shpreh Basha.

“Sikundër u kam kërkuar të gjitha strukturave të Partisë Demokratike të bëhen gati që, së bashku me qytetarët e Kukësit, me gjithë qytetarët shqiptarë ta kthejmë shumicën “Rama ik” të 30 qershorit, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik dhe politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit dhe kurbetit që po e tret Kukësin, për t’i kthyer pasuritë e shqiptarëve; rrugët, bregdetin, minierat, pyjet, të gjitha pasuritë e këtij vendi të bekuar nga Zoti, në funksion të mirëqenies dhe punësimit të shqiptarëve. Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi i kuksianëve, mirëqenia e kuksianëve janë objektivi dhe prioriteti më madhor i Partisë Demokratike dhe i imi personalisht”, shtoi kreu i PD.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani