Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dolce & Gabbana nxjerrin në shitje vilën madhështore për 6,5 milionë euro

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 18:44 | Showbiz

Një vilë e madhërishme me pamje nga deti në Siçili, në pronësi të stilistëve Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, ka dalë në shitje për 6,5 milionë euro.

Me 7 dhoma gjumi dhe 9 tualete, kjo pronë që ndodhet në ishullin vullkanik të Strombolit, ka arkitekturë mesdhetare dhe në të shihet qartë stili Dolce & Gabbana, pasi çdo dhomë ka ngjyrën e saj.

Kjo shtëpi ekstravagante pushimi është një prej pronave të shumta të ish-çiftit, të cilët mendohet se kanë një pasuri prej më shumë se 1 miliard eurosh secili.

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana janë ndarë në vitin 2005, pas më shumë se 20 vitesh marrëdhënieje të hapur. Sot ata janë miq të ngushtë dhe e quajnë njëri-tjetrin pjesë të familjes së tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli