Dosjet në kolaps, Zaganjori: 5 dosje ekstradimesh drejt dështimit, duhet zgjidhje

Numri i lartë i dosjeve të mbetura në ngërçin ligjor në Gjykatën e Lartë ka ulur në një tryezë EURALIUS dhe USAID, dy organizma të huaj që asistojnë reformën në drejtësi.

Sot, këto palë janë duke punuar për të gjetur formulën se si do të punohet për ezaurimin e dosjeve të akumuluara prej vitesh.

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili sot po kalon në sitën e vetting-ut, thotë se nuk mund të paragjykojë dhe nuk mund të japë receta për daljen nga kjo situatë kolapsi. Për A2 CNN ai pranon se aktualisht ka një problematikë të madhe me dosje konkrete, për të cilat ka dhënë mendimin personal: “Ka 5 kërkesa për ekstradime në Itali dhe po kalojnë afatet. Mirë është të merren vendime shpejt”. 

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço thotë se reforma në drejtësi është 3 vite me vonesë. Edhe pse kundër modelit të kësaj reforme, ai zbulon aryset se përse dështoi ngritja e pallatit të drejtësisë: “Mosfinalizimi i godinës që ishte te bulevardi i ri. Pjesën time të detyrës unë e bëra, por në momentin e fundit, fondet e Bashkimit Evropian kaluan për diçka tjetër pa dëshirën time”.

Gent Ibrahimi, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, tha: “Kjo godinë është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt garantimit të standardeve në sistemin e drejtësisë”.

Dvorani thotë se ky është momenti më i vështirë për drejtësinë: “Tani nis rekuperimi. Ndërkohë që një pjesë e kolegëve nuk e kalojnë testin, të tjerë futen në sistem”.

Në këtë godinë pritet të ushtrojnë detyrën mbi 270 persona, mes tyre 125 nga KLGj, 65 nga KLP dhe 80 nga Shkolla e Magjistraturës. Studentët e rinj të magjistraturës të cilët do të jenë pjesë e këtyre institucioneve, janë në sfidë me veten dhe atë që nesër do të quhet drejtësi në emër të ligjit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN