Griezmann debuton me Barçën, Chelsea i prish “festën” – A2

Griezmann debuton me Barçën, Chelsea i prish “festën”

Chelsea e mbylli me fitore turneun “Rakuten Cup” në Japoni.

Blutë e Londrës mposhtën Barcelonën me rezultatin 2 me 1, me golat e Abraham dhe Barkli. Goli i vetëm për spanjollët u shënua nga ylli kroat, Ivan Rakitic në minutën e parë shtesë, por koha në dispozicion nuk i lejoi “blaugranat” të provonin të evitonin humbjen.

Në mungesë të Lionel Mesit dhe Luis Suarezit, Antoine Griezmann kishte shansin të shkëlqente në debutim, por francezi i blerë 120 milionë euro nuk arriti të bënte diferencën përballë mbrojtjes së anglezëve.

Përpos Griezmann, i cili luajti vetëm 45 minuta, kjo ishte ndeshja e parë me Barcelonën edhe për De Jong dhe Neto.

Shkarkoni aplikacionin e A2