Haradinaj: Ballëlartë në Hagë, luftëtarët e lirisë, të rreshtuar me të drejtën – A2

Haradinaj: Ballëlartë në Hagë, luftëtarët e lirisë, të rreshtuar me të drejtën

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj bëri një postim në Facebook, para nisjes drejt Hagës, ku është thërritur për t’u marrë nga Gjykata Speciale.

Ramush Haradinaj shkruan se shkon në Hagë, i palëkundur në vendimet e tij, në bazë të të cilat janë marrë për të drejtën e Kosovës. Sipas kryeministrit të dorëhequr, Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë për arritjen e një marrëveshje, përfshi njohjen e kufijve aktualë.

Postimi i Haradinajt në Facebook

“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me SHBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje. Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë”, përfundon Haradinaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2