Klubet më të pasura sportive për vitin 2019

Sidomos gjatë viteve të fundit, në futboll janë duke u kryer transferta marramendëse me shifra mjaft të larta. Megjithatë, nëse do të mendoni se klubet e futbollit janë më të pasura nga ato të sporteve të tjera, atëherë e keni gabim.

Këtë e vërteton edhe lista e publikuar së fundmi nga revista prestigjioze Forbes me klubet më të pasura sportive për vitin 2019.

Në vend të parë nuk është as Reali i Madridit, as Manchester apo Barcelona, por Dallas Cowboys, skuadër në NFL, e cila ka një vlerë prej 4.4 milionë eurosh, ndërsa menjëherë pas saj renditet New York Yankess me 4.1 milionë euro.

Në vendin e tretë renditet Reali i Madridit, i cili është skuadra më e pasur nga ato të futbollit, ndërsa pas madrilenëve renditet Barcelona.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN