Kongresi i Babagjyshëve, Krishtlindje të parakohshme në Kopenhagen

Të jesh babagjysh i Krishtlindjeve është punë me kohë të plotë, nëse pyet 150 Santat nga e gjithë Bota, të cilët lanë Rudolfin dhe elfët në shtëpi për të marrë pjesë në takimin e përvitshëm në Danimarkë.

 Babagjyshë nga anë e kënd globit, përfshirë Japoninë dhe El Salvadorin po marrin pjesë në Kongresin e 62-të të Santa Klausëve në Kopenhagen.  Eventi katër ditor nisi të hënën, me babagjyshët që argëtuan turistët pranë statujës së Sirenës së Vogël, personazhi kryesor i përrallës së shkruar nga autori danez Hans Christian Andersen.

Aktiviteti u ndoq nga një udhëtime me varkë dhe një paradë pranë bashkisë së qytetit. Si pjesë e Kongresit do të ketë gjithashtu performanca në qiell të hapur, festa dhe vrapim me pengesa. Kongresi i Santa Klausëve, i mbajtur fillimisht në 1957-n, zhvillohet në parkun më të vjetër të lojërave në botë “Bakken”, në dalje të Kopenhagenit.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN