KPK konfirmon në detyrë Olsian Çelën, kandidat për Kryeprokuror

Olsian Çela, kandidat për Kryeprokuror të Përgjithshëm kalon filtrin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi Çelën në të tre shtyllat, ku dhe rezultoi pa probleme me pasurinë, profesionin dhe pastërtinë e figurës.

Olsian Çela është rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm. Marku kërkon një mandat të plotë Kushtetues në krye të këtij institucioni. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN