Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Luftëtari mbetet pa president, ikën Grigor Tavo

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 09:07 | Futboll
Luftëtari mbetet pa president, ikën Grigor Tavo

Me anë të një njoftimi këtë të martë, Grigor Tavo ka bërë të ditur se nuk do të jetë më president i skuadrës së Luftëtarit të Gjirokastrës.

“I gjendur në një situatë ku të gjithë aksionerët nuk e mbështesin Luftëtarin as në kuotat që u takon si një shoqëri aksionere, e kam të pamundur të vijoj drejtimin e skuadrës dhe shoqërisë në tërësi. Është një vendim tepër i dhimbshëm për mua dhe jo vetëm. Do të largohem nga presidenca e Luftëtarit për t’i hapur rrugë investitorëve të rinj, që ndoshta mund të bëjnë më shumë për këtë skuadër dhe këto ngjyra që secili prej nesh i ka në zemër”, shkruan ndër të tjera Tavo.

Në këtë mënyrë, në prag të fillimit të sezonit të ri, Luftëtari mbetet në mëshirë të fatit, pa skuadër dhe tashmë edhe pa president, në pritje të investitorëve të rinj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani