Plazhi i Velipojës, sa i pëlqyer, aq edhe me probleme

Plazhi i Velipojës mbetet një nga vendet më të preferuara të pushuesve kosovarë në vendin tonë. Edhe pse një pjesë e pushuesve nga Kosova i kanë mbetur për vite me radhë besnikë këtij plazhi, ata kanë edhe mesazhe për qeverinë dhe autoritetet, sa i takon kushteve dhe pastërtisë. “Kushtet janë përmirësu, por duhen investime”, thotë një pushues. “Duhet që turistët të mos shkojnë as në Turqi, as në Tajlandë, as në Spanjë, pasi kemi një vend të bukur”. Ndërsa, për të rinjtë nuk ka asnjë argëtim, përveç plazhit. “Vijmë për shkak të familjes”, thotë një vajzë.

Por nga ana tjetër, edhe pse një nga zonat turistike me çmime të ulëta krahasuar me zonat e tjera turistike bregdetare në vend, pronaret e hoteleve ankohen se këtë vit ka me pak pushues të huaj krahasuar me vitet e tjera. Ata japin edhe arsyet e kësaj rënie. “Kriza politike u zgjat aq shumë sa ka pas anulime të prenotimeve, kryesisht të huaj”, thotë Aleksandër Nikolli, pronar hoteli. “Rruga Shkodër-Velipojë, që u premtua me entuziazëm të madh, por kurrë nuk mbaroi. Si edhe papastërtitë”.

Infromaliteti i lartë në këtë zonë është një tjetër problematikë e pronarëve të hoteleve, të cilët apelojnë për marrjen e masave për një konkurrencë të ndershme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN