Raporti i FMN, notë pozitive për Serbinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë së Serbisë, e cila arriti një rritje ekonomike në 4.3% në vitin 2018.

Në raportin e tij, FMN po ashtu evidenton si mjaft pozitive politikat fiskale që ka ndërmarrë qeveria e vendit, e cila ka arritur të ulë gjithashtu borxhin publik në 15%. Në të njëjtën kohë, papunësia është ulur ndjeshëm, ndërsa punësimi ka ndjekur një rritje të qëndrueshme.

Institucioni ndërkombëtar vlerëson ndër të tjera reformën e qeverisë në drejtim të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Serbia, sipas FMN, është një vend mjaft tërheqës për investimet e huaja direkte, për të cilat parashikon një rritje të ndjeshme në pjesën e dytë të 2019.

Ndërsa, i vetmi problem shqetësues që evidentohet në raport për Serbinë janë vendet partnere të tregtisë, ku shqetësuese për momentin paraqitet Kosova, për shkak të vendosjes së tarifës 100% për mallrat serbe.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN