Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sekuestrohen prona dhe aksione me vlerë 500 000 euro të Klement Çalës

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 19:19 | Kronikë
Sekuestrohen prona dhe aksione me vlerë 500 000 euro të Klement

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme dhe aksioneve në pronësi të Klement Çalës, i shpallur në kërkim për grabitjen në Rinas. Pasuritë e sekuestruara, që i përkisnin atij dhe familjarëve, kapin një vlerë rreth 500 000 euro. Mbi 31-vjeçarin është regjistruar procedimi penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pasuritë e sekuestruara janë:

- 1 apartament me sipërfaqe 50 m2, në qytetin Elbasan;

- pasuri e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m2 dhe një ndërtesë e llojit njësi me sipërfaqe 167,9 m2 e ndërtuar mbi këtë pasuri, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

- pasuri e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m2, mbi të cilën është regjistruar kontrata e sipërmarrjes për ndërtimin e 3 vilave nga 1 kat + nënçati me sipërfaqe 166 m2 secila, me vlerë investimi 15.662.000 secila, në vendin e quajtur Kusarth, Elbasan;

- 50% e aksioneve të një  shoqërie në zotërim të shtetasit E.Ç, në vendin e quajtur Bradashesh, Elbasan.

Autoritetet po vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi ose familjareve te tij.

Klement Çala është një prej tre personave të shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen në Rinas realizuar më 9 prill të këtij viti, ku u morën disa miliona euro brenda aeroportit. Policia ka vënë në dispozicion një fond prej 10 000 eurosh për çdo person që ka informacione të vlefshme në lidhje me vendndodhjen e tyre.

https://a2news.com/2019/04/22/grabitja-ne-rinas-klement-cala-i-denuar-me-5-vite-i-shpetoi-drejtesise/

Në mesin e muajit qershor, Policia arrestoi Hasan Kanaçin, i cili dyshohet se iu ka dhënë informacion pjesëtarëve të tjerë të bandës për mbërritjen e blindit me para në pistën e aeroportit. Ai konsiderohet si personi me procedurë që çon i fundit paratë në avion. Deri tani policia ka arrestuar 7 persona. Në grabitjen së Rinasit mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë shtetasi Admir Murataj.

https://a2news.com/2019/07/22/informacion-per-klement-calen-askush-nuk-i-do-10-mije-eurot-e-policise/

Përveç 31-vjeçarit, bër grabitjen e bujshme kërkohen ende Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe Talo  Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”.

https://a2news.com/2019/05/01/grabitja-ne-rinas-kush-qelloi-mbi-admir-muratajn/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli