SHBA, rregulla të reja për deportim të shpejtë

Qeveria amerikane prezanton rregulla të reja për deportim të shpejtë, të cilat anashkalojnë gjykatat e emigracionit. Sipas procedurave të reja, emigrantët të cilët nuk mund të provojnë se kanë jetuar pa shkëputje në Shtetet e Bashkuara, për më shumë se dy vite, do të deportohen menjëherë.

Deri më tani deportimet e përshpejtuara mund të aplikoheshin vetëm tek personat e ndaluar në kufi, të cilët kane qenë në SHBA për më pak se dy javë.  Aktivistë për të drejtat e njeriut thonë se qindra mijëra njerëz mund të preken. Sindikata amerikane e të drejtave civile njoftoi se do të sfidojë në gjykatë rregullat e reja, të cilat pritet të implementohen menjëherë pas prezantimit ditën e martë.

Zhvillimet vijnë në momentin kur politika e qeverisë amerikane kundër emigracionit është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra, kryesisht për kushtet e vështira në qendrat e ndalimit në kufirin jugor me Meksikën. Por autoritetet këmbëngulin se masat janë të nevojshme.

“Rregullat e reja janë një kundërpërgjigje e nevojshme ndaj krizës së vazhdueshme të emigracionit. Ato do të ndihmojnë në lehtësimin e barrës dhe mbingarkesës në kufi”, u shpreh Kevin McAleenan, sekretar për sigurinë e brendshme

Analistët thonë se presidenti amerikan Donald Trump po e kthen grushtin e hekurt ndaj emigracionit në një element kyç të fushatës presidenciale të 2020-tës.

Shkarkoni aplikacionin e A2