Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Policia e Bolonjës në Itali ka nisur një operacion të koduar “Outlet”, kundër një rrjeti shqiptaro-italian që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë në disa zona të vendit.

Lënda narkotike dyshohet se transportohej direkt nga Shqipëria me gomone, në brigjet e Puglias, për t’u shpërndarë më pas në Emiglia Romana, Toscana dhe Umbria.

Deri tani, në bazë të këtij operacioni, ku janë angazhuar 150 efektivë policie janë arrestuar 18 shqiptarë dhe italianë. Sipas autoriteteve, hetimet për këtë rrjet trafiku droge po zhvilloheshin prej muajsh. Operacioni është ende duke vijuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2