Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Të dhënat e INSTAT: Më pak aksidente, më shumë viktima

Nga A2 CNN
23 Korrik 2019, 11:31 | Kronikë
Të dhënat e INSTAT: Më pak aksidente, më shumë viktima

Më pak aksidente, por më shumë viktima. Është ky bilanci i asaj që ka ndodhur në rrugë në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë periudhës janar-qershor numërohen 714 aksidente, ku kanë humbur jetën 102 persona. Ndërkohë që në 6-mujorin e një viti më parë, numri i viktimave nga aksidentet rrugore llogaritej në 98.

Sjellja e drejtuesve të mjeteve është shkaku kryesor i aksidenteve. Ndërkohë që vetëm 14.1% e rasteve të tilla kanë pasur si burim këmbësorët, tregues që ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë. 

Tirana është qarku me numrin më të lartë të aksidenteve, 316 të tilla, ndjekur nga Durrësi me 60 dhe Fieri me 55 aksidente. Ndërsa qarku me numrin më të ulët të aksidenteve është Dibra, me vetëm 6 raste të tilla.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu