
Vllaznia i është rikthyer stërvitjes pasditen e së martës, pas gati dy muajsh pushim.
Ekipi është grumbulluar në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, ku dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore.
Në nisje të stërvitjes, administratori Suad Lici ka prezantuar para futbollistëve trajnerin e ri të ekipit, Mirsad Jonuz.
Më pas, 16 futbollistë janë vënë nën urdhrat e trajnerit të ri, duke zhvilluar të parën stërvitje, ndërkohë që në ditet në vijim do të vijnë edhe futbollistë të tjerë. Përveç atyre nga kampionati shqiptar, priten edhe nga Maqedonia e Veriut.
“Do të përforcohemi me 4-5 lojtarë të cilët i kam në listë. Kam folur me drejtuesit për këta lojtarë dhe mendoj që do të kemi një Vllazni të fortë. Do të luajmë të gjitha ndeshjet për fitore”, tha Jonuzi.