Aksidentet, Mit’hat Tola: Shkak kryesor, tejkalimi i shpejtësisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola ishte i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN ku foli për masat e ndërmarrja të institucionit që ai drejton për përballimin e sezonit turistik si dhe për aksidentet dhe shkaqet kryesore të tyre.

“Në korrik gusht ndryshon e gjithë skema e qarkullimit të mjeteve. Njerëzit iu drejtohen plazheve, dhe shtohet fluksi në pikat kufitare. Gjatë kësaj periudhe fokusohemi më shumë tek qarkullimi i mjeteve se sa tek ndëshkimi.

Gjithë sesi shqetësohemi edhe për një aksident të vetëm. Megjithatë duhet të themi se aksidentet në muajin korrik kanë një trend ulës pasi është bërë një punë e madhe sensibilizimi ku edhe mediat kanë pjesën e tyre”, u shpreh Mit’hat Tola.

Më tutje kreu i Policisë Rrugore, Tola foli dhe për aksidentet rrugore, të cilat sipas tij në pjesën më të madhe të rasteve kanë si shkaktar kryesor drejtuesin e mjeteve dhe shpejtësinë me të cilin lëvizin.

“Shkak kryesor për aksidentet mbetet drejtuesi i mjetit. Shpreh herë ja vëmë fajin infrastrukturës, por infrastruktura ndikon për mirë apo për keq në aksidentet. 95-96% e rasteve të aksidentit, shkak kryesor drejtuesi i mjetit për shkak të shpejtësisë. Përdorimi i alkoolit, mos respektimi i përparësisë janë shkaqe kryesore gjithashtu për aksidentet. Në vendet e BE, drejtuesit e mjetit duhet të ndalojnë para çdo tabele “Stop”. Kjo tabelë tek ne nuk respektohet. Një vrasës i madh është edhe celulari, pasi humbet vëmendja në drejtimin e mjetit”, deklaroi Tola.

Shkarkoni aplikacionin e A2