Arben Malaj në mbrojtje të Teatrit: Ruçi të mbledhë menjëherë deputetët – A2

Arben Malaj në mbrojtje të Teatrit: Ruçi të mbledhë menjëherë deputetët

Ish-deputeti i PS dhe anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, për të cilin kohët e fundit mazhoranca kërkoi shkarkimin nga detyra, iu bashkua artistëve dhe aktivistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Për Mediat, Malaj u shpreh se kryetari i Kuvendit duhet të mbledhë menjëherë deputetët dhe të ndërmarrë një ligj për Teatrin.

“Nëse qeveria nuk bën vendim qarkullues që ta bllokojë deri ditën e fillimit të punimeve, që mund të jetë deri në 2 vite, mosprekjen e Teatrit dhe dhënien e qeverisë publike artistëve dhe popullit tim i takon Kuvendit. I takon në radhë të parë, Gramoz Ruçit të mbledhë deputetët që janë me pushime dhe të ndërmarrë një ligj me vetëm një paragraf: Ndalohet ndërhyrja te Teatri dhe ndalohen aktivitetet te Teatri Kombëtar”, tha Arben Malaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2