Bayern i fortë për Milanin, Reali mposht me penallti Arsenalin

Bayern-i ka triumfuar minimalisht 1-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Amerikë ndaj Milanit.

Dy skuadrat zbritën në fushën e lojës me mungesa të shumta në formacionet e tyre. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në fundin e pjesës së parë me anë të Goretzka.

Në pjesën e dytë, edhe pse u ndryshuan shumë lojtarë, Milani kërkoi të shënojë golin e barazimit, por nuk mundën të arrinin deri në minutën e fundit.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar gjatë natës, Reali dhe Arsenali u ndalën në një barazim 2-2, ndërsa te penalltitë ishin madrilenët ata që triumfuan pasi portieri Courtois i priti 11-metërshin Xhakës.

Shkarkoni aplikacionin e A2