Bum çmimesh në bregdet, qytetarët: Janë të papërballueshme – A2

Bum çmimesh në bregdet, qytetarët: Janë të papërballueshme

Bumi i turizmit ka shtrenjtuar çmimet në bregdetin shqiptar, veçanërisht në zonat me frekuentimin më të madh si Durrësi, riviera e jugut dhe Shëngjini.

Rritja e çmimeve ka qenë më e ndjeshme tek hotelet, ku një natë kushton mesatarisht 60 euro, ndërsa shtëpitë private kanë një rritje të lehtë në varësi të kushteve të përmirësuara të dhomave dhe variojnë mesatarisht në 45 euro nata.

Çmime më të larta për akomodimin ofrojnë edhe resortet, për shkak të kërkesës së lartë.

Ndërkohë si çdo vit, rritje të çmimeve ka pasur edhe tek baret dhe restorantet, ku shpesh nuk mungojnë as abuzimet. Në këtë situatë, qytetarët shprehen se pushimet në vend janë bërë të papërballueshme.

Sipas “Budget Your Trip”, që grumbullon të dhënat e udhëtarëve në të gjithë botën, kostoja për një javë pushime çift në Shqipëri është rreth 140 mijë lekë. Ndërkohë, sipas INSTAT, një familje shqiptare shpenzon mesatarisht vetëm 43 mijë lekë në vit për hotele dhe restorante

Shkarkoni aplikacionin e A2