Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Çështja “Babalja”, Enkelejd Alibeaj dëshmon në Gjykatë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2019, 13:16 | Kronikë
Çështja “Babalja”, Enkelejd Alibeaj dëshmon në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë përballë Gjykatës së Tiranës ku dëshmoi në procesin gjyqësor për çështjen "Babalja".

Alibeaj deklaroi para trupës gjykuese se në cilësinë e deputetit të PD dhe drejtorit të Departamentit për Rendin dhe Sigurinë publikoi audio-përgjimin bashkë me kolegët Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi.

"Bazuar në moralin politik dhe perceptimin që krijohej nga analiza e fakteve që pohoheshin meritonte të bëhej publik" tha Alibeaj.

I pyetur nga avokatët nëse ka pasur një konspiracion në këtë çështje Alibeaj tha se nuk ka pasur ndonjë qëllim të fshehtë për të goditur dikë personalisht.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani