Ekskluzive/ Bilanci qeveritar, Rama kalon në “sitë” ministrat

Një ditë pasi mblodhi Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku analizoi 30 qershorin, zgjedhjet në parti dhe pati një mesazh për opozitën, Edi Rama po merret me qeverinë.

Gazetarja Marsela Karapanço citon burime për A2CNN pranë qeverisë, sipas së cilave, Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave në kryeqytet. Në takimin e formës së “Retreat”, burimet thonë së përveç ministrave janë edhe zv.ministrat dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Takimi ka nisur prej orës 09:00 të mëngjesit dhe në oren 11.00 përfundoi pjesa e parë e tij. Diskutimi, njësoj si në Asamble, përfshin disa sfera, duke nisur nga rezultati i 30 qershorit, detyrat e qeverisë për sezonin politik që u mbyll dhe çfarë pritet të intensifikohet në shtator e në vijim.

Edhe njëherë më shumë, Rama ka ripërsëritur se mandati i kësaj qeverie mbaron në 2021, dhe se deri atëherë, qeveria duhet të jetë në punë në shërbim të qytetarëve.

“Retreat” është mbledhje që Kryeministri Edi Rama e ka zhvilluar në çdo fund sezoni politik veror me kabinetin e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN