Elbasan, sekuestrohen prona me vlerë 700 mijë euro

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme në pronësi të një 33-vjeçari, që arrijnë vlerën e rreth 700 000 eurove. Sipas Policisë, mbi shtetasin M.K. rëndon akuza për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në kuadër të operacionit u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Në total janë sekuestruar:

-1 apartament me sipërfaqe 350 m2

-1 truall me sipërfaqe 5000 m2

-1 ndërtesë 200 m2

-1 automjet

Policia dhe Prokuroria gjithashtu po hetojnë për të zbuluar nëse personi në fjalë është në pronësi të pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2