Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Europa League, Partizani sfidon moldavët e Sheriff Tiraspol

Nga A2 CNN
24 Korrik 2019, 19:45 | Futboll
Europa League, Partizani sfidon moldavët e Sheriff Tiraspol

Pas eliminimit nga Champions League, Partizani do të luajë në turin e dytë kualifikues të Europa League.

Edhe këtë herë, kundërshtari është i vështirë. Të kuqtë do të jenë përballë moldavëve të Sheriff Tiraspol, një tjetër skuadër që në letër është tepër cilësore.

Megjithatë, kampionët e Shqipërisë do të bëjnë të pamundurën për të vazhduar më tej aventurën europiane dhe optimizmi në radhët e tyre nuk është i vogël.

Pas stërvitjeve zyrtare, Partizani dhe Sheriff Tiraspol do të zbresin në fushë këtë të enjte, në orën 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani