Huazohet nga Osijeku, një talent nga Kosova për sulmin e Kukësit

Një talent i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës, për sulmin e Kukësit. Nënkampionët e Shqipërisë arritën akordin me kroatët e Osijekut, për të huazuar sulmuesin Mirlind Daku.

21-vjeçari, i cili është i ngjashëm për nga shtatlartësia dhe karakteristikat me Sidrit Gurin do të luajë për një sezon te Kukësi, me klubin që ka të drejtën e blerjes së kartonit.

Sulmuesi i Shpresave të Dardanëve ka luajtur edhe me Hajvalinë dhe Llapin në kampionatin e Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN