I paaftë pas 18 vitesh punë si prokuror dhe drejtues i Apelit – A2

I paaftë pas 18 vitesh punë si prokuror dhe drejtues i Apelit

18 vite në sistemin e prokurorisë dhe së fundmi edhe drejtues i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, nuk kanë mjaftuar që Elvin Gokaj të ishte i aftë profesionalisht.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndryshe nga herët e tjera kur gjyqtarët dhe prokurorët i ka shkarkuar për shkak të pasurisë, drejtuesin e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj e ka shkarkuar si të paaftë profesionalisht.

Për këtë arsye, KPK ka vendosur që Gokaj t’i rikthehet edhe një herë Shkollës së Magjistraturës për një vit, në mënyrë që të aftësohet nga ana profesionale.

Ky është një nga rastet e paprecedentë më parë, kur një prokuror me 18 vite karrierë dhe i promovuar deri në drejtues të Prokurorisë së Apelit të rezultojë i paaftë nga ana profesionale.

Shkarkoni aplikacionin e A2