Ibrahimoviç në telashe, i shkaktoi frakturë në kafkë kundërshtarit – A2

Ibrahimoviç në telashe, i shkaktoi frakturë në kafkë kundërshtarit

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç mund të përballet me një dënim të rëndë në kampionati amerikan të futbollit pas një ndërhyrje brutale që ka bërë ndaj ndaj mbrojtësit libian Mohamed El Monir.

E gjitha ka ndodhur gjatë derbit të Los Angelesit, ku Ibrahimoviç përveç 3 golave të mrekullueshëm ka bërë për spital mbrojtësin e ekipi rival, duke e goditur me bërryl gjatë një dyluftimi në ajër.

27 vjeçari libian ka një frakturë në kafkë dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për kurimin e saj.

Komisioni i Disiplinës në Major League Soccer po analizon pamjet filmike të përplasjes mes dy gjigantëve dhe mendohet se suedezi do të përballet me një dënim të rëndë për këtë ndërhyrje.

Shkarkoni aplikacionin e A2