“Jemi nga më të mirët në rajon për sigurinë ushqimore”, reagon eksperti i ekonomisë: Zv/ministri qenka nga Jupiteri

Enriko Ceko, ekspert i ekonomisë, debatoi në “A2 Business Week” me zv/ministrin e Bujqësisë, Dhimo Kote, i cili në studio deklaroi se përsa i përket sigurisë ushqimore, Shqipëria është një nga më të mirat në rajon.

“Të pretendosh që jemi më të mirët në rajon për çështjen e sigurisë së produkteve bujqësore, më duket e ekzagjeruar dhe zotëria që përfaqëson qeverinë është nga Jupiteri ose Neptuni”, deklaroi Ceko.

“Vetëm 10% e 300 000 fermerëve kanë NIPT dhe vetëm 10% dalin në treg për të fituar. Mua më shqetësojnë ata 90% që askush nuk e di se çfarë dhe si i prodhojnë produktet”, shtoi eksperti i ekonomisë.

Zv/ministri u përgjigj se produktet tona janë të certifikuara dhe dërgohen në të gjithë rajonin, por Ceko vuri në dukje se problemi qëndron te produktet që konsumon qytetari në Shqipëri dhe jo te produktet që i nxjerrim jashtë.

Shkarkoni aplikacionin e A2