Këshillat bashkiakë, Kolegji miratoi kërkesat e PS për shpërndarjen e mandateve – A2

Këshillat bashkiakë, Kolegji miratoi kërkesat e PS për shpërndarjen e mandateve

Kolegji Zgjedhor miratoi sot 13 kërkesat e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të këshillave bashkiakë.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Kolegji pranoi kërkesën e kësaj partie për shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve në shtatë bashki të tjera.

Socialistët iu drejtuan Kolegjit pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi në shpërndarjen e mandateve.

Ligji kërkon që tabelat e këshillave bashkiakë të votohen me 5 vota, por vota kundër e Klement Zgurit, duke e lënë rezultatin 4 me 1, e bëri të pamundur procesin.

Shkarkoni aplikacionin e A2