Mbrohet në heshtje, Haradinaj pas marrjes në pyetje: Nuk pres aktakuzë

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj është mbrojtur në heshtje gjatë marrjes në pyetje nga Gjykata Speciale e Hagës.

Njoftimi erdhi nga vetë ish komandanti i UÇK-së, pas procesit që zgjati rreth 1 orë. Ai bëri me dije se ende nuk e di për çfarë është thirrur, ndërsa u shpreh optimist se kjo nuk do ta pengonte pjesëmarrjen e tij në zgjedhje.

“Nuk është detyra ime të bëj parashikime, por nuk pres aktakuzë”, u shpreh Haradinaj pas marrjes në pyetje.

Kryeministri në largim, duke folur për dialogun me Serbinë, ripërsëriti edhe njëherë se formula e vetme për arritjen e marrëveshjes është njohja reciproke. Ndërkohë, Gjykata Speciale mori në pyetje edhe ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN