Meta dërgon në Kushtetuese ligjin për shembjen e Teatrit – A2

Meta dërgon në Kushtetuese ligjin për shembjen e Teatrit

Thuajse një vit më parë, Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa Kuvendi e rrëzoi dekretin e tij.

Ditën e sotme u rikthyen sërish tensionet për godinën e Teatrit Kombëtar, e cila në mëngjes ishte e rrethuar nga forcat e policisë. Artistë, aktivistë, ish-deputetë të PD dhe kreu i opozitës Basha protestuan kundër prishjes së godinës.

Në këtë situatë, fillimisht Presidenti Meta reagoi me anë të një statusi në “Facebook”, duke i quajtur të turpshme ato që po ndodhnin të teatri.

Më pas Kreu i Shtetit dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen të paligjshëm të ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar edhe pse kjo gjykatë ka vetëm një anëtar dhe vendimmarrja e saj është e bllokuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2