Meta: Do vëmë para drejtësisë Rilindësit vendas e të huaj që bllokuan reformën

Pas daljes nga Gjykata Kushtetuese, ku depozitoi kërkesën për shpalljen antikushtetues të ligjit për Teatrin Kombëtar, Presidenti Ilir Meta iu rikthye edhe njëherë çështjes së reformën në drejtësi.

Kreu i Shtetit riktheu edhe njëherë sulmet politike kundër Kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar këtë të fundit se po bën gjithë përpjekjet për të marrë nën kontroll drejtësinë me të ashtuquajturën “Ramaforma”.

Ilir Meta premtoi para mediave se do të çojë përpara drejtësisë të gjithë ata që dëmtuan reformën e miratuar para 3 vitesh.

“Që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese nuk e ka fajin reforma në drejtësi e miratuar me 140 vota në mesnatën mes 21 dhe 22 korrikut. Kjo reformë nuk e linte vendin pa Gjykatë Kushtetuese, atë e la “Ramaforma” ishte pikërisht ajo që shkatërroi KED në 2017 dhe 2018. Të jeni të sigurt që do të veprojë drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj rilindësve që e kanë lënë vendin edhe pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk ka forca në botë që më ndalon mua si President për të vënë përpara drejtësisë rilindësit lokalë dhe ndërkombëtare që kanë goditur në formë madhore reformën që miratuam para tre vitesh.” u shpreh Ilir Meta pasi doli nga Gjykata Kushtetuese.

Shkarkoni aplikacionin e A2