Procesi në Hagë, Gjykata Speciale nis marrjen në pyetje të Haradinajt – A2

Procesi në Hagë, Gjykata Speciale nis marrjen në pyetje të Haradinajt

Gjykata Speciale e Hagës për Krimet e Luftës në Kosovë nisi marrjen në pyetje të Kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj. Ai është thirrur në cilësinë e të dyshuarit.

Thirrja e Gjykatës Speciale bëri që Haradinaj të njoftonte dorëheqjen si Kryeministër, pasi dëshironte që të përfaqësohej si qytetar i thjeshtë për të mos dëmtuar Kosovën.

Gjatë prononcimeve të mëparshme, kryeministri në largim është shprehur i bindur se edhe njëherë do ta ruajë nderin dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërkohë, Gjykata Speciale ka filluar marrjen në pyetje edhe për ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Shkarkoni aplikacionin e A2