Prova të reja për Haradinaj, reagon Serbia: Ditari i tij në dorë të Gjykatës Speciale

Serbia reagon për intervistimin e kryeministrit të dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj në Hagë. Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Gjykata Speciale nuk do të sjellë drejtësi për serbët.

Më tej, ai u zotua të luftonte për serbët e Kosovës, pasi sipas tij, por përballen me një fushatë presioni dhe arrestimesh nga Prishtina.

Më i ashpër ishte reagimi i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Kosovën në parlamentin e Beogradit. Milovan Dreçun pretendon se Serbia zotëron ditarin e luftës të Haradinajt, të cilin ia ka ofruar Gjykatës Speciale. Ndër të tjera, thotë se ka prova të reja që dëshmojnë fajësinë e kryeministrit të Kosovës në kohën e luftës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN