Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama për Teatrin: Nuk mund ta marrë peng asnjë minorancë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2019, 12:33 | Politikë
Rama për Teatrin: Nuk mund ta marrë peng asnjë minorancë

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Me gjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë, Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse”.

Ky është reagimi i Kryeministrit Rama për situatën e tensionuar që u shënua mëngjesin e së mërkurës, ku përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, aktorë, aktivistë dhe mbështetës të opozitës u përplasën me policinë dhe hynë me forcë në godinën e Teatrit Kombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i Qeverisë shprehet se Teatrin e ri e kërkon kryeqyteti dhe njësoj si stadiumi ai do të ndërtohet dhe askush nuk ka të drejtë që ta pengojë

“Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar, po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë”, shkruan kryeministri Rama.

Ndërkohë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta i cili depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese të ligjit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani