Sërish pazar te Hellas Verona, Partizani gjen mbrojtës

Partizani përforcon mbrojtjen, sërish pas akordit me italianët e Hellas Verona-s. Kampionët e Shqipërisë afrojnë në formë huazimi 24-vjeçarin Deian Boldor.

Mbrojtësi rumun është në pronësi të skuadrës së Serisë A, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar te Foggia në Serinë B italiane.

Boldor është futbollisti i dytë që afrohet te Partizani nga Hellas Verona në këtë edicion, pas sulmuesit Josef Ekuban.

Shkarkoni aplikacionin e A2