Shtrenjtimi i çmimeve në turizëm, Vathi: Rritje atje ku nuk ka mjaftueshëm akomodime – A2

Shtrenjtimi i çmimeve në turizëm, Vathi: Rritje atje ku nuk ka mjaftueshëm akomodime

Rritja e çmimeve nga hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese konfirmohet edhe nga agjencitë turistike.

Sipas Besnik Vathit, ky shtrenjtim ka ardhur kryesisht në ato zona ku turizmi zhvillohet në një pjesë të ngushtë të vitit dhe ku nuk ka mjaftueshëm konkurrencë mes strukturave për të diktuar çmimin.

“Rritje çmimesh ka në zonat ku nuk ka akomodime, aty ku kërkesa është e madhe dhe oferta është e vogël. Nuk mund të presësh çmime të lira në Jalë, ku shkohet vetëm 45 ditë të vitit. Çmime më të lira ka në zonat bregdetare afër aeroportit, ku edhe numri i akomodimeve është shumë më i lartë”, u shpreh Vathi.

Shkarkoni aplikacionin e A2