“Teatri”, aktori Liçaj: Do vazhdojmë rezistencën. Vokshi: Do ta mbrojmë me çdo kosto

Policia private mbërriti rreth orës 07:00 te godina e Teatrit Kombëtar. Më pas, aty mbërritën forcat e Policisë së Shtetit për të rrethuar Teatrin Kombëtar. Artistë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të PD u përpoqën të largojnë forcat blu duke u shënuar dhe përplasje.

Aktori Neritan Liçaj u shpreh për A2 CNN se rezistenca do të vazhdojë dhe nuk do të lejohet prishja e Teatrit.

“Do mbrojmë godinën, dinjitetin e artistëve. Këtu kanë nisur të gjitha institucionet profesioniste të artit në Shqipëri. Vetëm për histori ky vend duhej mbajtur. Nuk ka një projekt, është një vizatim i bukur dhe kaq. Aty ke një xham, sikur aktorët të jenë kafshë të kopshtit zoologjik. Unë jam kundër prishjes së këtij tetari. Ky teatër është shumë funksional, shumë i mirë. Ky nuk ka asnjë rrezik, është thjesht propogandë. Mbështetja popullor, qytetare është rritur. Unë do ta vazhdojë edhe aleanca po ashtu do të vazhdojë rezistencën”, tha Liçaj.

Ndërsa ish-deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh po ashtu se nuk do të lejohet shembja, ndërsa shtoi se kur PD të vijë në pushtet Teatri do të rikonstruktohet. “Edi Rama po provokon artistët, qytetarët dhe opozitën. Teatri Kombëtar nuk do të shembet me çdo kosto. Teatri ekzistues nuk do të prishet. Kur PD të vijë në pushtet Teatri nuk do të prishet, por do të rikonstruktohet”, tha Vokshi.

Shkarkoni aplikacionin e A2