“Teatri” në Kushtetuese, Meta: Krim kushtetues, kombëtar e kulturor – A2

“Teatri” në Kushtetuese, Meta: Krim kushtetues, kombëtar e kulturor

Pasi depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpallen antikushtetuese të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Ilir Meta foli për gazetarët duke thënë se ky ligj është krim kushtetuese kombëtar dhe kulturor.

“Dua të theksojë rëndësinë e madhe që ka akti im sot, I cili është në koherencë të plotë me përpjekjet e mia të qëndrueshme në raport me qeverinë dhe institucionet vendore të përfshira në këtë proces kriminal të kapjes flagrante të shtetit dhe njëkohësisht në kundërshtim të plotë edhe me interes kombëtare të vendit tonë. Ky ligj është një simbol një kryevepër ku si asnjëherë tjetër të kryhet në harmoni të plotë një krim kushtetues, një krim kombëtar dhe e gjitha kjo në interes ë oligarkëve.

Gjykata Kushtetuese jo funksionale…

Dua t’iu siguroj të gjithë se kam ardhur këtu për të garantuar se Shqipëria do të jetë një vend i sundimit të ligjit dhe të popullit. Boll me sundimin e oligarkëve. Do të veprojë drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj rilindësve që e kanë lënë vendin edhe pa Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi rastësisht pa gjykatë Kushtetuese dhe fajin nuk e ka reforma. Pa gjykatë Kushtetuese vendin e la Ramaforma, që përpiqet më të gjitha format e veta për ta kapur këtë institucion. Drejtësia do të veprojë një ditë për këtë krim që është shkatërrimi i Teatrit Kombëtar. Nuk ka forca në botë që më ndalon mua si President për të vënë përpara drejtësisë rilindësit lokalë dhe ndërkombëtare”, tha Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2