Tensionet Moskë-Seul, Rusia: Shkelja e hapësirës ajrore, e paqëllimshme

Si rrallëherë, Rusia pranon gabimin dhe thotë se shkelja e hapësirës ajrore të Koresë së Jugut me një avion ushtarak ishte e paqëllimshme.

Njoftimi erdhi nga Presidenca e Seulit, që nënvizon se zyrtarët ushtarakë të Moskës shprehën keqardhje të thellë për këtë zhvillim, të cilin e konsideruan si problem teknik.

Më herët, qeveria ruse mohoi akuzat e Koresë së Jugut dhe pretendimin se ndaj avionit të saj luftarak ishin qëlluar 360 plumba paralajmërues.

Shkelja e hapësirës ajrore ngjalli tension mes dy shteteve, me Seulin që dërgoi një notë proteste ndaj Moskës. 

Shkarkoni aplikacionin e A2