Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Turistët qëndrojnë 4,3 ditë, shpenzojnë 52 euro për person

Nga A2 CNN
24 Korrik 2019, 15:38 | Ekonomi
Turistët qëndrojnë 4,3 ditë, shpenzojnë 52 euro

Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve të huaj, Shqipëria është ende larg një turizmi elitar që t’i sigurojë të ardhura të konsiderueshme në ekonomi.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se turistët qëndrojnë mesatarisht në Shqipëri 4,3 ditë, ndërsa shpenzimet mesatare ditore të tyre llogariten në 52 euro për person.

76% e turistëve preferojnë të akomodohen në hotele dhe pjesa dërrmuese, më saktësisht 81% përdorin si mjet transporti, makinën private.

Shqipëria preferohet kryesisht nga turistët e rajonit, si Kosova, Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Italia, Polonia etj. Edhe pse këta të fundit kanë pësuar ulje këtë vit, për shkak të shtrenjtimit të paketave tona turistike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani