Arrestohet 20-vjeçari në Ardenicë, kishte kultivuar kanabis

Policia e Lushnjes, gjatë kontrollit në territor, ka arrestuar një 20 vjeçar në fshatin Ardenicë për kultivim të bimëve narkotike.

Në banesën e 20-vjeçarit A.K. u gjetën disa bimë narkotike të llojit kanabis sativa të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shkarkoni aplikacionin e A2