Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Boris Johnson premton “epokën e artë”. Kryeministri: Britania, vendi më i mirë në botë falë Brexit-it

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 22:00 | Bota
Boris Johnson premton “epokën e artë”. Kryeministri:

Boris Johnson premtoi nisjen e një “epoke të artë”, ndërsa bëri ndërhyrjen e parë në Dhomën e Komunëve si kryeministër i Britanisë.

Duke folur përballë ligjvënësve, ai tha se ekzekutivi i tij do ta motivojë veten me shumë energji në negociatat për Brexit. Kryeministri populist nënvizoi se rregullimet shtesë për mekanizmin kufitar të Irlandës së Veriut janë plotësisht të përshtatshme me ujdinë e Belfastit.

Gjithashtu, zbuloi se Michael Gove do ta shndërrojë në prioritet kryesor hartimin e një plani sigurie në rast të largimit pa ujdi nga Bashkimi Europian. Johnson, gjatë fjalës në Parlament, bëri dhe një premtim të rëndësishëm: “Misioni ynë është të përmbyllim Brexit-in më 31 tetor, me qëllim që ta bashkojmë dhe rigjallërojmë Mbretërinë e Bashkuar, duke e bërë atë vendin më të mirë në planet”.

Ai siguroi edhe të drejtën e shtetasve europianë për të jetuar dhe qëndruar në Britaninë e Madhe. Lideri i Laburistëve, Jeremy Corbyn, iu kundërpërgjigj duke thënë se vendi është i shqetësuar për mbivlerësimin që ka kryeministri i ri për veten.

Më herët, Johnson mbajti takimin e parë me kabinetin e ri, ku prezantoi detyrat dhe synimet e programit qeverisës. Lideri populist kërkon arritjen e një ujdie të re për Brexit në më pak se 99 ditë. Një refuzimi të mundshëm nga Brukseli, i është përgjigjur duke paralajmëruar largimin kaotik pa marrëveshje.

Karta e vetme e kryeministrit është kjo metodë presioni, me të cilën synon të arrijë rinegocimin e ujdisë së paraardhëses May me BE-në. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë