Dëshmia e Mueller në Kongres, demokratët diskutojnë shkarkimin e Presidentit Trump – A2

Dëshmia e Mueller në Kongres, demokratët diskutojnë shkarkimin e Presidentit Trump

Një Robert Mueller ngurrues dëshmoi përballë Kongresit. “Ne nuk arritëm të përcaktonim nëse presidenti kreu një krim”, u shpreh ish prokurori Mueller.

Disa demokratë po e shikojnë dëshminë si një shans për të ndërtuar çështjen për “Impeachment”.

“Besoj se nëse një person me arsye të shëndoshë do të shikojë këto fakt, mund të konkludojë se të tre elementet e veprës penale të pengimit të drejtësisë janë përmbushur”, tha ligjvënësi Ted Lieu.

Por Mueller pretendon se hetimi i tij nuk mund të padisë presidentin për shkak të rregullave të Departamentit të Drejtësisë. Ish Prokurori Special përsëriti edhe njëherë shqetësimet e tij lidhur me ndërhyrjen në zgjedhje.

“Nuk ishte vetëm një përpjekje, ato po ndodhin ndërsa ne jemi ulur këtu. Pritet që ata të ndërhyrjnë edhe gjatë fushatës së ardhshme”, shtoi Robert Mueller.

Por Republikanët shtyjnë për mbylljen e këtij kapitulli në historinë amerikane.

“Është koha që të përfundojë mashtrimi rus. Teoria e konspiracionit ka vdekur” tha republikani Devin Nunes.

Presidenti shpreson që të lejë pas këtë hetim “E gjithë kjo ishte 3 vite turpërim dhe humbje kohe për shtetin tonë”, deklaroi presidenti Trump.

Demokratët kërkojnë që të kontrollojnë financat e Trump dhe për këtë do të marrin në pyetje ish këshilltarin ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn. Kryetarja e Dhomës së Deputetëve, Nancy Pelosi pretendon se sapo të zotërojë informacion, do të shqyrtojë mundësitë për shkarkimin e Trump.

Shkarkoni aplikacionin e A2