Firmosi paktin për Teatrin, Basha: Akti i parë në mbrojtje të interesit publik – A2

Firmosi paktin për Teatrin, Basha: Akti i parë në mbrojtje të interesit publik

Është prezantuar mesditën e të enjtes pakti mes artistëve dhe Partisë Demokratike për Teatrin Kombëtar.

I pranishëm ishte edhe kreu demokrat, Lulzim Basha, i cili qëndroi i ulur në skenën e teatrit, ndërsa salla ishte e mbushur dhe thërriste: “Rama ik!”.

Basha u shpreh se ky është akti i parë për të futur vendin në shinat kushtetuese. “Është një emocion i rrallë të jem në një prani domethënëse të elitës, të mendjes, të ndërmarrim këtë akt përkushtimi dhe angazhimi pa kushte të PD dhe aleatëve tanë opozitës së bashkuar, për të mbështetur me të gjitha format. Nënshkrimi i kësaj kontrate besimi midis opozitës së sotme është akti i parë që ndërmarrim për mbrojtjen e interesit publik, për futjen e vendit në shinat e kushtetutës, të ligjit, të ndëshkimit të politikanëve të korruptuar, të garantimit të përfaqësimit të qytetarëve në parlament dhe në qeverisje të vendit. Është domethënëse që këtë akt të parë ne kemi zgjedhur ta bëjmë me një grup të shoqërisë tonë, i cili me sakrificën prej pothuajse një vit e gjysmë për të mbrojtur interesin e kombit, janë kthyer në burim frymëzimi edhe për opozitën.

Regjisori Kastriot Çipi lexoi paktin kundër shembjes së Teatrit. “Duke e konsideruar Teatrin Kombëtar dhe zotën përreth tij si pjesë të patjetërsueshme dhe qendrës historike të Tiranës dhe me vlera të padiskutueshme historike dhe pjesë e trashëgimisë kulturore. Duke i vlerësuar si të paligjshme përpjekjet për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, duke vlerësuar nevojën që ka arti dhe kultura për më shumë mbështetje. Në momentin kur PD do të jenë shumicë qeverisëse, do të ngarkojnë një strukturë të posaçme për hartimin e një strategjia për mbrojtjen e interesit publik”.

Shkarkoni aplikacionin e A2