Kapiteni i Laçit “shtegton” në Turqi – A2

Kapiteni i Laçit “shtegton” në Turqi

Portieri dhe kapiteni i Laçit, Gentian Selmani ka nisur një aventurë jashtë Shqipërisë, duke nënshkruar me klubin e kategorisë së dytë turke, Menemenspor.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi turk në rrjetet sociale, ku është shfaqur edhe Selmani duke nënshkruar kontratën dhe duke pozuar me bluzën e skuadrës së tij të re.

21-vjeçari ka nënshkruar për dy sezone me skuadrën nga Izmiri, por nuk dihen detajet e transferimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2