Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Klodian Braho para vettingut, KPK: Deklarim të saktë të pasurisë, i përshtatshëm për të vijuar

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 10:30 | Aktualitet
Klodian Braho para vettingut, KPK: Deklarim të saktë të

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar seancën dëgjimor me prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho, i cili është dhe kandidat për në SPAK.

Sipas raportit të ILDKPI, prokurori Braho ka bërë një deklarim të saktë të pasurisë, nuk ka fshehje të ardhurash apo deklarim të rreme. Prokurori që po i nënshtrohet vettingut ka një apartament 66.8 m2 blerë 29 mijë euro në vitin 2008 dhe burimi i të ardhurave për blerjen e tij është një hua nga babai dhe një kredi. Gjithashtu ai disponon një automjet në vlerën 400 mijë lekë.

Në lidhje me vlerësimin e figurës, DSIK konstaton përshtatshmërinë për vijimin e detyrës për prokurorin e Krimeve të Rënda, Klodian Braho.

KPK vërejti se prokurori nuk ka asnjë masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrë dhe asnjë problematike në çështjet e zgjedhura me short.

A2 CNN Livestream

Dita jonë